
Kina e Rusia kane firmosur nje pakt per njoftimin e njera-tjetres per hedhjen e raketave balistike.
Marreveshja eshte arritur gjate nje vizite ne Pekin te kryeministrit rus, Vladimir Putin gjate javes, nderkohe qe lajmi eshte bere i ditur sot nga mediat kineze.
Pakti, edhe pse ka lene ne hije premtime per marreveshje per furnizimin me nafte e gaz prej 3.5 miliarde dollaresh, shenon nje progres te vogel ne rikonstruktimin e nje klime besimi mes dy ish-aleateve komuniste, marredhenie e nderprere ne fund te viteve ’50-te.
“Ky eshte nje fakt i marredhenieve te vecanta mes dy vendeve, duke qene se hedhja e raketave balistike eshte sekret shteteror”, thote Li Daguang, nje ekspert ushtarak i Universitetit Kinez te Mbrojtjes Kombetare.
Top Channel