KE: Shqiperia, ende shume pune

14/10/2009 13:10

Prezantohet ne Bruksel progres-raporti i Komisionit Europian per Shqiperine, per vitin 2009.

Ka qene komisioneri per Zgjerimin, Oli Rehn, i cili parashtroi pikat kryesore ne te cilat mbeshtetet raporti.

Raporti vlereson miratimin ne kuvend te Rezolutes per aplikim ne Bashkimin Evropian, ndersa zgjedhjet e 28 qershorit theksohet se kane arritur shumicen e angazhimeve.

“Politizimi i numerimit te votave do te rishihet ne zgjedhjet e ardhshme”, thuhet ne raport.

Megjithese vleresohet puna ne procesin e liberalizimit te vizave, komisioneri Rehn theksoi se duhen bere permiresime, sidomos ne pajisjen e qytetareve me pasaporta biometrike.

Raporti terheq verejtjen se ka qene pikerisht mungesa e dialogut politik, qe ktheu prapa ne kohe progresin ne reformat baze.

Ne progres-raportin per vitin 2009, vleresohen permiresimet e shenuara ne fushen e drejtesise dhe te sigurise, por vendi nuk ka arritur ende kushtet e vendosura nga Bashkimi Europian.

“Duhet me shume pune nga Shqiperia per menaxhimin e krizes ligjore per te luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin”, thuhet ne raport.

Progres-raporti pritet t’i dorezohet kryeministrit shqiptar Sali Berisha nga ambasadori i Komisionit Europian, Helmut Lohan.

Dokumenti, i shoqeruar me raportet e detajuara, evidenton cdo vit ecurine e vendeve te Ballkanit dhe u drejtohet 27 shteteve anetare te BE-se per vleresim.

Top Channel