“Gerdeci”, shtyhet serish seanca

14/10/2009 13:40

Eshte shtyre per javen e ardhshme procesi ndaj 29 te akuzuarve per tragjedine e Gerdecit per shkak te mungeses se avokatit mbrojtes te Luan Hoxhes.

Megjithese gjykata e priti ate per 15 minuta avokati i tij Ibrahim Lahi nuk erdhi cka e detyroi gjykaten te kryeje zevendesimin e tij me nje avokate te caktuar kryesisht nga shteti.

Nderkohe ne salle ndodheshin te gjithe avokatet e tjere. Ne salle ishte sjelle nga ambientet e paraburgimit Sokol Ngjeci, i cili vjen ne proces per here te dyte pasi eshte ne pritje t’i beje gjykates kerkesat paraprake.

Ndersa si gjithmone mungonin te akuzuarit si Mihal Delijorgji, Ylli Pinari, Dritan Minxholli ishin te pranishem 7 te pandehur te tjere si ish-ushtaraket, Dashnor Caushi , Gezim Oshafi dhe Zenun Ferro. Gjyqi u caktua nga trupa gjykuese per te merkuren e ardhshme.

Top Channel