Afganistan, ekzekutohen 41 talebane

14/10/2009 11:25

Intensifikohen operacionet e forcave te NATO-s dhe atyre te sigurise kunder talebaneve ne Afganistan.

Ne dy operacione te ndryshme, forcat afgane te sigurise kane ekzekutuar 41 guerrilas talebane. Lajmin e bejne te ditur autoritetet qeveritare ne Kabul, sipas te cilave, nje operacion u zhvillua ne Uzgan ne distriktin e Coras ku rreth 30 ekstremiste u vrane dhe 20 te tjere u plagosen.

Aksioni tjeter u zhvillua ne provincen e Gaznit ku 11 talebane u vrane dhe 4 te tjere u arrestuan. Muajt e fundit, lindja e Afganistanit ne kufi me Pakistanin eshte kthyer ne arene betejash mes forcave talebane dhe atyre te NATO-s.

Kjo vihet re edhe nga intensifikimi i ofensivave ne ajri dhe toka si dhe shtimi i kontigjentit ushtarak.

Top Channel