Majko: Topi te mbledhe Keshillin e Sigurimit

13/10/2009 15:00

Me afrimin e dites se ratifikimit ne Kuvend, debati lidhur me marreveshjen per hapesiren detare mes Shqiperise dhe Greqise ka nisur te ndizet edhe me shume.

Ndersa kane qendruar disi te terhequr deri tani, se fundi edhe deputetet socialiste po kerkojne me shume transparence rreth ketij pakti. Pandeli Majko, ish- kryeminister dhe minister i Mbrojtjes shprehet se marreveshja nuk eshte shume transparente dhe per kete presidenti i Republikes duhet te therrase Keshillin e Sigurimit Kombetar per ta marre ne analize.

“Presidenti duhet te therrase Keshillin e Sigurimit te kerkoje informacione, pasi kjo ceshtje nuk mund te qendroje vetem ne nivelin mediatik. Kufijte nuk jane as te Partise Socialiste dhe as te Partise Demokratike”, u shpreh Majko.

Sipas Majkos edhe sikur 10 perqind e asaj qe thuhet te jete e vertete, atehere ky eshte nje problem qe kap momentin e skandalit dhe qe do te rendoje ne marredheniet dypaleshe.

“Nuk kemi pse bejme me faj vendin fqinj, fajin e kemi brenda vetes”, thote Majko, i cili thote se ne asnje qeverisje socialiste nuk kane qene ne diskutim nje marreveshje e tille.

Top Channel