Google, jep doreheqjen drejtori i bordit

13/10/2009 11:20

Gjigandi i internetit, Google ka njoftuar doreheqjen e nje prej drejtoreve te saj, Arthur Levinson, i cili eshte njekohesisht anetar i bordit te prodhuesit te kompjuterave “Apple”.

Doreheqja vjen dy muaj pasi drejtori ekzekutiv i Google, Eric Schmidt braktisi “Apple” per shkak se interesat ne rritje te Google po beheshin gjithmone e me konkurruese.

Largimi eshte mirepritur nga Komisioni Federal i Tregtise, i cili prej kohesh po hetonte shkeljet e anetareve te bordeve.

Sipas ligjit te SHBA, askush nuk lejohet qe te jete anetar i bordeve te dy kompanive te ndryshme qe jane rivale me njera-tjetren.

Ne maj, KFT nisi nje hetim mbi pranine e Schmidt dhe Levinson ne dy bordet, per te pare nese kjo gje do te ulte konkurrencen mes dy firmave.

Dy firmat dikur konsideroheshin si aleate kunder dominimit te Microsoft, por konflikti mes tyre nisi ne vitet e fundit pas daljes ne treg te disa celulareve.

Top Channel