Lushnje, makina del nga rruga, plagosen 2 persona

12/10/2009 18:05

Nje aksident rrugor eshte regjistruar pasditen e sotme ne qarkun e Lushnjes, tek vendi i quajtur Rrethrrotullimi i Bubullimes.

Sipas policise rrugore, nje makine ka dale nga rruga dhe per pasoje kane mbetur te plagosur rende dy persona qe ndodheshin ne bordin e saj.

Sipas burimeve, personat ne fjale, identitetet e te cileve nuk dihen ende, jane shoqeruar nga uniformat blu ne spitalin e Lushnjes.

Burimet saktesojne me tej se shkak i aksidentit dyshohet te kete qene shpejtesia e larte dhe rruga e rreshqitshme per shkak te reshjeve.

Top Channel