Pakistan, sulm ndaj selise qendrore te ushtrise

10/10/2009 10:05

Nje sulm i dhunshem eshte regjistruar mengjesin e sotem ndaj selise se pergjithshme te ushtrise pakistaneze, jashte Islamabadit.

Sipas agjencive nderkombetare te lajmeve, nje grup personash te armatosur kane hapur zjarr si te cmendur ndaj struktures, duke tentuar per te hyre brenda saj.

Por trupat ushtarake kane reaguar dhe pas nje shkembimi zjarri qe ka zgjatur rreth 45 minuta kane arritur te eleminojne agresoret.

Por per fat te keq bashke me rebelet kane humbur jeten edhe kater ushtarake, bejne te ditur autoritetet lokale.

Sulmi vjen nje dite pas atentatit te djeshem ne Peshauar, ne veri-perendim te vendit, ku humben jeten 49 persona.

Top Channel