Nigeri, shperthen kamioni-cisterne, 70 te vdekur

10/10/2009 13:05

Nje tragjedi e rende ka ndodhur ne Nigeri, ku nga shperthimi i nje kamioni-cisterne te mbushur me benzine kane gjetur vdekjen 70 persona.

Lajmin e bejne te ditur disa te perditshme nigeriane ne edicionin e tyre on line.

Sipas burimeve, flaket e shkaktuara nga shperthimi kane perfshire makinat qe ishin afer me cisternen, duke shkaktuar keshtu bilancin tragjik.

Burimet shtojne me tej se nje numer personash te tjere kane mbetur te plagosur, por per momentin nuk dihet numri i sakte.

Top Channel