Eshtrat e Zogut do te prehen te Parku i Liqenit?

10/10/2009 16:05

Vendimi i qeverise per te krijuar nje komision qeveritar shteteror per rikthimin ne Shqiperi te eshtrave te Ahmet Zogut, ka shkaktuar emocion ne familjen mbreterore.

“Nje vendim i tille eshte nje vendim i madh qe ndryshon dicka historine”, thote Leka Zogu, pretendent per Fronin Mbreteror.

Vendimi ne fakt nuk ka gjetur unanimitet. Tek-tuk zerat kunder kane ardhur nga veterane te luftes. Gazeta ‘Telegraf’ boton reagimin e Kadri Shametajt, kryetar i shoqates kombetare te familjeve te deshmoreve. Sipas tij Zogu ‘duhet te rrije atje ku eshte’.

Po ashtu, kunder vendimit duket se jane edhe eksponente te ish-byrose politike. Kurse opozita, e cila te shtunen bente thirrje per pjesmarrje ne protesten per voten, dukej indifirente ndaj çdo vendimi te qeverise qe nuk kishte te bente me politiken e dites.

Nderkohe familja mbreterore u tregua e kujdesshme te kerkoje respektimin e te tera figurave historike, pavaresisht se dikur ata mund te kene qene kundershtare te betuar te njeri-tjetrit, si p.sh Zogu me Fan Nolin:

 “Ne besojme se eshte koha qe te nderojme te gjithe ato figura qe kane kontribuar dhe sakrifikuar per Kombin Shqiptar, duke filluar nga Mbreti Zog I, Fan Noli, Nene Tereza, Abaz Kupi, Mit’hat Frasheri, Mehdi Frasheri, Hasan Dosti, Arshi Pipa, Martin Cama e shume figura te tjera patriotike. Eshte detyra jone qe t’u realizojme amanetin e fundit, te prehen ne dheun e te pareve”, tha zedhenesja e Familjes Mbreterore, Julinda Kamberi.

Nuk dihet ende se ku do te vendosen eshtrat e Ahmet Zogut dhe pjestareve te tjere te familjes mbreterore. Trashegimtaret e tij shpresojne qe kjo te behet ne vendin ku dikur prehej Nena Mbretereshe ne kodrat e liqenit ne Tirane, nje toke qe sipas tyre i perket familjes mbreterore, por qe ende nuk i eshte kthyer.

Top Channel