Te dhenat me te fundit zyrtare te Bankes se Shqiperise tregojne se pas nje viti e gjysme ngrirje, cmimet ne ndertim kane filluar te rriten serish me ritme te larta.
Sipas Bankes ne gjashtemujorin e pare te vitit, cmimet e apartamenteve jane rritur me 15.6 per qind krahasuar me nje vit me pare. Ekspertet e bankes thone se kjo rritje i dedikohet dy faktoreve.
I pari ka te beje me kursin e kembimit. Apartamentet ne Shqiperi shiten kryesisht ne euro dhe zhvleresimi i lekut ndaj monedhes europiane ka bere qe vetem prej ketij efekti ndodhi qe cmimet e banesave ne gjashtemujorin e pare u rriten me 7 per qind krahasuar me te njeten periudhe te vitit te kaluar.
Pjesa tjeter e rritjes prej rreth 8.6 per qind ka ardhur nga vete ndertuesit, te cilet sipas Bankes kane reflektuar ne te rritjen e kostove, por edhe i kane paraprire nje rritje te mundshme te kerkeses per apartamente.
Ndertimi u perball me nje renie te forte te kerkeses vitin e kaluar dhe ne muajt e pare te ketij viti si pasoje e krizes.
Top Channel