France, Ministri i Kultures akuzohet per pedofili

09/10/2009 01:45

Ministri francez i Kultures, Frederik Miteran ka refuzuar kerkesat e adresuara drejt tij per te dhene doreheqjen pas publikimeve te disa shkrimeve te tij ku thuhej se kishte paguar nje djale per te kryer marredhenie seksuale me te.

Shkrimet jane pjeseza te librit autobiografik te botuar ne vitin 2005 nga Miteran me titull “Jete e keqe” dhe jane botuar ne shtypin e shkruar francez.

Vete ministri i Kultures eshte shprehur se “libri nuk eshte totalisht nje autobiografi”.

Akuzat dhe kerkesat per doreheqje ndaj Miteran jane shpeshtuar pas deklarates se tij publike ku denoi ndalimin nga autoritetet zviceriane te regjisorit, Roman Polanski.

Top Channel