Filipine, mbi 540 te vdekur nga tufani “Parma”

09/10/2009 19:35

Jane mbi 540 personat e vdekur nga tufani “Parma” qe ne dy javet e fundit goditen zonat ne veri te Filipineve.

Lajmin e kane bere te ditur autoritetet lokale, sipas te cilave nga shifra e siperpermendur 180 persona kane humbur jeten si pasoje e rreshqitjeve te tokes.

Burimet theksojne gjithashtu se edhe demet materiale te shkaktuara nga tufani jane te medha dhe se shume banore kane mbetur te pastrehe.

Burimet saktesojne me tej se shirat e dendura kane permbytur 30 qyteza ne provincen e Pangasinanit, ndersa ne Manila qendrat e evakuimit jane zene nga 300 mije te pastrehe.

Top Channel