Meta: Tentativa per provokim te klimes

08/10/2009 11:55

Ministri i Jashtem, njeherazi edhe zevendeskryeminister i qeverise, Ilir Meta ftoi opoziten te jete ne parlament  dhe te behet pjese e reformave ne sherbim te integrimit te vendit.

“Ne menyre te njeanshme po tentohet te provokohet klima politike. Qendrimi i qeverise ka qene dhe eshte konstruktiv. Eshte me mire per opoziten qe te vije ne parlament”, u shpreh Meta.

Sipas tij, qeveria eshte e gatshme te realizoje te gjithe kerkesat e opozites, me kusht qe ato te mos cenojne sistemin kushtetues dhe te mos cenojne pavaresine e drejtesise.

Ne nje konference per shtyp ne Ministrine e Jashtme, me homologun austriak Michael Spindelegger, Meta theksoi se rruga me e drejte per te zgjidhur problemet eshte debati ne institucione.

“Fakti qe opozita do te dale ne demonstrata apo demonstrime nuk eshte tregues i nje mungese demokracie. Megjithate e mira do te ishte qe opozita te hyje ne kuvend e bashke te perpiqemi te zgjidhim problemet”, theksoi Meta.

Top Channel