Golem, shembet ballkoni dhe muri i hotelit

07/10/2009 12:00

Shembja e pjesshme e nje ballkoni dhe mureve mbeshtetese te dy dhomave ne katin e trete te nje hoteli buze detit ka shkaktuar panik mes nje grupi gjimnazistesh nga Kosova qe kane ardhur per disa diten pushimi ne Shqiperi. (UPDATE)

Ngjarja ndodhi mengjesin e sotem ne nje hotel ne zonen e Pishave te Buta ne Golem, kur klientet e hotelit sapo qene zgjuar per te nisur nje dite te re.

Flitet per nje shperthim te nje bojleri por policia mendon se shkak i shembjes se ballkonit dhe murit anesor te dy dhomave te hotelit mund te jete edhe cilesia e ndertimit.

Menjehere pas shembjes kane mberritur policia e Kavajes dhe autoamblancat per shkak se nje nga nxeneset kosovare eshte demtuar duke thyer njeren kembe, ndersa 3 nxenes te tjere raportohet se kane demtime te lehta.

Adoleshentja eshte operuar me urgjence ndersa nxenesit e tjere thone se nuk e kane pare shembejn per shkak se ne ate moment ishin ne gjume.

Policia ne vendngjarje ka nisur hetimin per kete ngjarje hetim qe ka marre parasysh disa variante qe nisin nga nje shperthim deri te konstruksioni i dobet.

Top Channel