Berlusconi, bie ligji per imunitetin

07/10/2009 19:05

Gjykata me e larte ne Itali ka rrezuar nje ligj qe i garantonte kryeministrit Silvio Berlusconi imunitet ndaj hetimeve te prokurorise.

Gjykata Kushtetuese anuloi ligjin, qe e kishte detyruar prokurorine te terhiqej nga nje sere ceshtjesh ndaj kreut te qeverise, mes te cilave nje per korrupsion.

Kundershtaret e kryeministrit deklaronin se ligji per imunitetin e tij shkelte parimin se te gjithe qytetaret jane te barabarte para ligjit.

Nderkohe, nje zedhenes i Berlusconi-t ka reaguar ndaj vendimit duke e cilesuar ate si te motivuar politikisht dhe duke theksuar se kryeministri nuk do ta jape doreheqjen.

Opozita i ka kerkuar atij te terhiqet, edhe pse mbetet ende e paqarte se si do te reagojne aleatet e Berlusconi-t, te cilet nuk jane prononcuar ende.

Top Channel