Marredheniet me Serbine, Berisha: Fobia s’na sherben

06/10/2009 12:05

Kryeministri Sali Berisha deklaron ne Prishtine se qellimi i te gjithavendeve te rajonit eshte kapja e ores europiane.

Duke folur per marredheniet e mira me Malin e Zi dhe Maqedonine, kryeministri shqiptar theksoi se shpreson ne marredheniet e mira me Serbine, pasi fobia nuk i sherben askujt.

“Ne nenshkruam nje sere marreveshjesh, te cilat synojne vendosjen e stabilitetit ne rajon, levizjen e lire te njerezve dhe mallrave”, u shpreh Berisha.

Duke theksuar se kombi shqiptar edhe ne historine e tij, ka kaluar shume gjera, te pamerituara, eshte i vendosur per nje klime miqesore bashkepunimi rajonal.

Berisha paraqiti nje situate roze ne bashkepunimin dhe levizjen mes Shqiperise dhe Kosoves.

Duke theksuar se tashme porti i Shengjinit eshte dalja ne det per Kosoven, Berisha theksoi se do te nisin projektet per ndertimin e linjave hekurudhore. Po ashtu Berisha premtoi se do te perfundoje rruga Qafe-Morine-Shkoder, per lidhje te vazhdueshme me pjesen perendimore te Kosoves.

Top Channel