Itali, arrestohet nje tjeter shqiptar me droge

06/10/2009 18:15

Brenda nje dite, policia italiane ka kryer disa aksione ne luften kunder droges, duke arrestuar doisa shqiptare.

Pas aksionit ne Bolonja ku u arrestuan dy shqiptare dhe nje tjeter ne Padova, kete here eshte vene ne pranga nje tjeter shqiptar. Policia e Parmas ka arrestuar 28 vjecarin Arjan Rasimi.

I riu ishte nisur nga Milano dhe eshte arrestuar ne rruget e qytetit dukal me 200 grame heroine. Ai eshte shoqeruar ne polici dhe tashme pritet qe te njohet me masen e sigurise.

Top Channel