
Kryeministri britanik Gordon Brown ka refuzuar dergimin e trupave perforcuese ne afganistan, duke dale keshtu kunder keshilles se dhene nga kreret e ushtrise.
Kreu i ushtrise britanike, gjenerali Richard Dannatt, ne gusht te ketij viti ngriti zerin per pakesimin e furnizimeve me mjete ushtarake dhe perkeqesimin e pagesave per ushtaret.
Ai deklaroi per “The Sun” se ministrat duhet te “kapen me shkelma” per te rene dakord mbi masat e nevojshme qe duhet te ndermerren.
Por Downing Street ka mohuar kerkesen per dergimin e nje personeli shtese prej 2000 anetaresh. Gjithesesi, qeveria do te mblidhet edhe njehere gjate javes per te shqyrtuar kerkesen e krereve te ushtrise per me shume trupa.
Gjenerali Dannatt tha per gazeten se keshilla e tij qe nga fillimi i vitit ka qene pikerisht dergimi i 2 mije ushtareve te tjere ne Afganistan, kerkese qe nuk u pranua nga qeveria.
Ai shprehet i zhgenjyer nga mbeshtetja e dobet qe ministrat u kane dhene forcave te armatosura britanike ne tre vitet e fundit.
Top Channel