Coli rrefehet ne gjykate

05/10/2009 20:30

Me nje kujtese te admirueshme, pa shtuar dhe pa hequr asnje fjale nga deshmia e dhene gjate hetimeve paraprake, bashkepunetori i drejtesise Adriatik Coli ka vijuar deshmine e tij per ngjarjet ku akuzohet si e implikuar banda e Durresit.

Plot pese ore ne nje salle, te mbyllur per mediat dhe publikun, gjykata ka degjuar rrefimin e Colit per te cilin burimet thane se nuk ka pranuar te flase i mbrojutr nga policia, por u ka dale balle per balle ish-bashkepunetoreve te tij.

Ngjarjet sipas Colit e kane zanafillen ne 1998. Vrasja e pare mbi te cilen i penduari ka dijeni ka ndodhur ne nentor te 1998-es, ku mbeti i vrare Fritan Sallaku dhe u plagosen Ilir Nela dhe Agim Rexhepi.

“Luli ishte shofer, ne vend te pare hipi Klodi, ndersa mbrapa hipen Plarenti dhe Ilir Xhunga. Plarenti kishte nje arme “Skorpions”, Klodi kishte pistolete edhe Ilir Xhunga kishte pistolete. Une qendrova tek lokali. Pas 10 minutash, ata u kthyen me shpejtesi dhe Luli ma beri me dore nga makina qe te ikja. Une ika ne shtepi dhe kur shkova atje mora vesh se ishte vrare Dritan Sallaku dhe ishte plagosur Torra dhe Gim Rexhepi”, ka treguar Coli.

Pas ketij episodi gjykata ka bere disa minuta pushim per t’u rikthyer serish tek ngjarja tjeter ku gjate nje plani per te vrare Marsel Sotirin mbeten te vrare persona te tjere.

“Ne makinen qe hipi Luli ishte nje paruke, me duket me ngjyre te zeze dhe tre kapele sportive me strehe te gjate para. Ata u nisen para meje dhe u shkeputen nga une, ndersa une mora “Lancia”-n. Une shkova ne shtepi dhe ate dite nuk u takuam me njeri-tjetrin. Po ate dite une mora vesh se ishin vrare Virion Curri dhe Arjan Paja, ndersa Marseli ishte plagosur dhe e kishin çuar ne spital ne Tirane”, ka rrefyer me tej Coli.

Adriatik Coli e ka nderprere rrefimin e tij pikerisht per ngjarjen kur ndaj tij ishte ngritur prite per ta vrare. Deshmitari tha se ndihej i lodhur dhe s’mund te vazhdonte me tej dhe per kete gjykata e shtyu procesin per te enjten.

Top Channel