KESH, Muharrem Stojku ze vendin e Bojaxhiut

04/10/2009 11:35

Nje dite pas doreheqjes se kreut te Koorporates Elektroenergjitike Shqiptare, Gjergji Bojaxhi, eshte emeruar edhe pasardhesi i tij.

Muharrem Stojku do te jete numri 1 i KESH-it pasi eshte emeruar nga ministri i Ekonomise, Telekominukacionit dhe Energjitikes, Dritan Prifti. Lajmin e ben te ditur vete kreu i kesaj ministrie pak ore pas largimit zyrtar te Bojaxhiut.

Duke folur ne nje konference per shtyp diten e djeshme, Bojaxhi u shpreh se me marrjen e detyres dy vjet me pare, kryeministri Sali Berisha kerkoi permbushjen e tre objektivave. “M’u kerkua sigurimi i energjise 24 ore, privatizimi dhe miremenaxhimi i Korporates. Me realizimin e tyre, misioni im u permbyll”, shpjegoi Bojaxhi.

Top Channel