Opozita humbet nje deputet

30/09/2009 15:00

PDU, Partia per Drejtesi dhe Unitet do te jete forca me e re qe do t’i shtohet spektrit politik shqiptar.

Deputeti ish-socialist Shpetim Idrizi dhe deputeti i zgedhur nga PDI-ja ne zgjedhjet e qershorit, Dashamir Tahiri do te jene perfaqesuesit e kesaj force te re politike ne kuvendin e Shqiperise.

Zoti Idrizi nuk qartesoi pozicionim qe do te kete kjo force politike, duke theksuar se PDU do te behet pjese e atij koalicioni qe do te plotesoje kushtet e saj programore.

Por te pakten ne dukje kjo parti duket se do te behet pjese e koalicionit qeverises duke siguruar edhe perfaqesim ne nivel zevendesministrash dhe ambasadoresh, levizje kjo qe do t’u garantonte te ngrinin ceshtjet e ravijezuara ne program.

Ne qender te programit te saj, sic theksoi zoti Idrizi, do te zgjidhja e ceshtjes kombetare mbi te gjitha ajo e popullsise came.

Sipas zotit Idrizi, PDU lind si nje domosdoshmeri per t’i dhene zgjidhje te gjitha ceshtjeve kombetare, te cilat ne pjesen me te madhe te rasteve sipas tij jane lene ne harrese nga partite e medha.

“Ne do te inkurajojme unifikimin e gjuhes shqipe dhe komunikimet kulturore, arsimore ne te gjithe hapesirat ku jetojne shqiptaret, Mal te Zi, Maqedoni. Ne do te punojme per krijimin e nje hapesire te perbashket ekonomike panshqiptare sipas modeleve perendimore, pra per krijimin e asaj qe Arber Xhaferri e ka quajtur Komunuelth ekonomik te shqiptareve. Ne do te behemi zeri me serioz perfaqesues i ish-pronareve shqiptare ne Shqiperi, Greqi apo kudo qofshin”, tha Idrizi.

Ende nuk ka asnje reagim zyrtar nga Partia Socialiste per largimin e zotit Idrizi, por as nga Partia per Drejtesi dhe Integrim e drejtuar nga Tahir Muhedini.

Top Channel