Nis “Gerdeci” ne gjykate

30/09/2009 16:05

Pas pese seancash te deshtuara me ne fund procesi ‘Gerdeci 2’ ka pare driten jeshile te nisjes se gjykimit ndaj 29 te pandehurve te tragjedise se 15 marsit. (UPDATE)

Duke qene se palet ishin prezente ne salle, trupa gjykuese e kryesuar nga Ridvan Hado ka degjuar kerkesat paraprake te avokateve mbrojtes dhe te prokuroreve.

Ashtu sikurse ishte parathene avokatet e 25 te pandehurve i kerkuar treshes gjykuese te vecoje ceshtjen per personat qe akuzohen vetem per shperdorim detyre dhe falsifikim nga pjesa tjeter qe kane mbi vete akuzen e vrasjes se nje apo me shume personave dhe shkeljes se rregullave me lendet plasese dhe radioaktive.

Te vetmit avokate qe nuk kerkuan vecim gjate seances ishin avokatet e Mihal Delijorgjit, te shoqerise Albademil, Ylli Pinarit, Sokol Ngjecit dhe Dritan Minxhollit. Ndersa perfaqesuesit e shumices tjeter me ne krye avokatet e ushtarakeve Luan Hoxha, Shpetim Spahiu, Dashamir Caushi por edhe te pandehurve civile presin pas kerkeses se kesaj te merkure qe gjykata te shprehet me vendim nese do te gjykohen apo jo ne nje proces tjeter te vecuar.

Duke qene se media po e ndjek kete gjyq deri me tani me dyer te hapura, avokati i Ylli Pinarit i kerkoi gjykates ta drejtoje procesin me dyer te mbyllura pasi ne dosje ka edhe sekrete shteterore.

Per te gjitha keto kerkesa treshja e perbere nga Ridvan Hado, Shefkie Demiraj dhe Fatmira Hajdari do te jape vendim pas nje jave. Ne gjykate ishin te pranishem te pandehurit Dashamir Caushi, Gezim Oshafiu, Jorgo Mkino, Ilmi Lacaj, Denis Hajdari dhe Hysni Cocka. Nderkohe qe te akuzuarit e tjere kane firmosur te perfaqesohen nga avokatet.

Top Channel