Leku shtrenjton ushqimet

30/09/2009 20:45

Edhe pse inflacioni zyrtar ka shenuar nivelin me te ulet te viteve te fundit, te dhenat e Institutit te Statistikave tregojne se per disa nga produktet me jetike, qe zene peshen me te madhe te buxhetit te familjeve, cmimet kane pesuar kete vit rritjen me te forte te viteve te fundit.

Te dhenat zyrtare te INSTAT tregojne se cmimet e ushqimeve dhe pijeve alkoolike ne tregun e brendshem jane rritur ne 2009 mee 5.5 per qind, norma me e larte qe nga viti 1997.

Tregu shqiptar po reflekton keshtu nje tendence krejtesisht te kundert me ate te tregjeve boterore, ku cmimet e ushqimeve kane shenuar kete vit renie te forta si pasoje e krizes globale ekonomike.

Ekspertet e shpjegojne kete fakt me varesine e larte te Shqiperise nga produktet e importit. Sipas te dhenave, vendi yne importon mesatarisht 500 milione euro ne vit produkte bujqesore, te cilat vijne kryesisht nga Bashkimi Europian dhe qe blihen ne euro.

Te dhenat tregojne se ka nje perputhje direkte mes ecurise se cmimit te ushqimeve dhe zhvleresimit te lekut ndaj euros.

Sipas Bankes se Shqiperise, leku eshte zhvleresuar ndaj euros krahasuar me vitin e kaluar me rreth 9 per qind, nje tendence kjo qe eshte reflektuar ne masen me te madhe edhe ne kurben e cmimit te ushqimeve ne treg.

Te dhenat e INSTAT tregojne se shpenzimet per ushqime dhe pije alkoolike marrin mesatarisht rreth 40 per qind te buxhetit te nje familjeje shqiptare.

Por ne pjesen me vulnerabile te Shqiperise, tek familjet me te ardhura te uleta, ushqimet arrijne te zene sipas te dhenave deri ne 70 per qind te te ardhurave.

Dhe ndersa konsumatoret europiane, te pakten perfituan pjeserisht nga renia e cmimeve, familjet e varfera shqiptare po paguajne dyfish kostot e nje krize qe u prodhua nga disa bankiere miliardere ne Wall Street.

Top Channel