Kurbin, prona, plagoset me arme 50-vjecari

30/09/2009 09:00

Konflikti per pronen per pak i ka marre jeten nje 50-vjecari nga fshati Kore i Rrethit te Kurbinit.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme, kur Rrok Hoti, 50 vjec, eshte plagosur me automatik nga nje bashkefshatar i tij, identiteti i te cilit dihet, por nuk behet publik nga policia. Mendohet se shkak i plagosjes ka qene nje konflikt per motive pronesie mes agresorit tashme te shpallur ne kerkim dhe te lenduarit.

50-vjecari eshte derguar fillimisht ne spitalin e Lacit, ku ka marre ndihmen e pare mjekesore, dhe me pas eshte percjelle per ne Tirane, per trajtim me te specializuar. Policia e Kurbinit ka nisur nderkohe punen per kapjen e autorit.

Top Channel