Rasmussen: Evropa pro dergimit te trajnuesve ne Afganistan

29/09/2009 09:20

Kreu i ri i NATO-s, Anders Fog Rasmussen tenton te siguroje Shtetet e Bashkuara mbi angazhimin e aleances ne Afganistan ndonese nenvizon se shtetet evropiane do te preferonin te dergonin trajnues perkundrejt trupave luftarake.

Ne te parin fjalim te rendesishem ne Shtetet e Bashkuara Rasmussen deklaroi se opinioni publik qe e mbeshtet angazhimin eshte ne renie dhe kjo nenkuptonte se sa vinte e behej me urgjent detyrimi per te treguar, se ka drite ne fund te tunelit, cka nenkupton planifikimin e nje dorezimi gradual.

“E verteta eshte se ky mision nuk mund te vazhdoje pergjithmone dhe nuk duhet te vazhdoje pergjithmone. Popujt tane, ai afgan apo nderkombetar duan te shohin drite ne fund te tunelit. Duan te shohin fillin e transicionit drejt afganeve perket sigurise. Afganet te marrin pergjegjesite, province pas province e forcat nderkombetare te kene rol mbeshtetes deklaroi Rasmussen para nje keshilli ne Uashington.

Fjalimi i tij u mbajt ne te njejten dite,kur ministrat e mbrojtjes europiane u takuan ne menyre informale ne Suedi per te diskutuar kerkesen e nje gjenerali amerikan per te derguar me teper trupa ne Afganistan.

Top Channel