Rama: Berisha po zbras arkat e pushtetit lokal

29/09/2009 12:55

Kryetari i Bashkise, Edi Rama akuzoi sot kryeministrin Sali Berisha se po sulmon financat e pushtetit lokal.

Duke reaguar pas miratimit te nivelit te ri te taksave ne kuvend, Rama theksoi se Berisha nuk mund ta mbushe gropen e zeze te buxhetit te shtetit.

“Kryeministri nuk mund te zhbeje autonomine e pushtetit vendor, megjithate po zbras arkat e ketij pushteti”, tha Rama.

Deklarata e Rames u dha per gazetaret, ndersa inspektonte punimet ne Parkun e Liqenit Artificial.

Top Channel