Klosi: Berisha mban peng zgjedhjet

29/09/2009 19:55

Me gjithe ftesat edhe te nderkombetareve per te hyre ne Kuvend, Partia Socialiste deklaron se eshte e vendosur t’i shkoje deri ne fund hetimit te zgjedhjeve dhe nuk do te terhiqet nga kushtet e saj.

Deputeti Blendi Klosi shprehet se edhe dje kryeministri Berisha preferoi te heshtte.

“Edhe pse ka kaluar nje kohe e gjate nga kerkesat tona, Berisha vazhdon te heshte. Kerkesa jone per zbardhjen e se vertetes mbahet e mbyllur ne kutite e votimit. Zbardhja e se vertetes eshte nje kerkese kushtetuese qe kerkon te mbylle perfundimisht kalvarin e zgjedhjeve te manipuluara ne vendin tone”, thekson Klosi. 

Top Channel