Itali, sekuestrohen 700 kg hashash

29/09/2009 09:15

Policia italiane e qytetit te Napolit ka sekuestruar sot 700 kilograme droge te tipit hashash, e cila vinte nga Spanja dhe kishte si destinacion tregun e qytetit jugor te Italise.

Lajmin e bejne te ditur mediat lokale, sipas te cilave gjate operacionit jane arrestuar kater persona, te gjithe napoletane, te skeduar edhe me pare nga policia per trafik droge.

Burimet shtojne se sasia e konsiderueshme e hashashit po transportohej me nje kamion te ngarkuar me molle.

Top Channel