Gjyqi per Remzi Hoxhen, pritet pergjigje nga AlbTelekom

29/09/2009 16:30

Ne pritje per te marre nje deshmi me video-konference nga i mbijetuari Avdyl Loshaj, Gjykata e Krimeve te Renda u ka kerkuar paleve ne proces te depozitojne paraprakisht pyetjet per deshmitarin, i rrembyer vite me pare nga strukturat e SHIK-ut se bashku me Remzi Hoxhen dhe Ziso Kristopullin.

Gjate seances trupi gjykues deklaroi se pyetjet e perpiluara nga Prokuroria e Krimeve te Renda dhe avokatet mbrojtes te ish-funksionareve te SHIK nen akuze Arben Sefgjini, Avni Koldashi dhe Ilir Kumbaro duhet te dorezohen dy javet e para te tetorit.

Avdyl Loshaj do te pyetet me video-konference nga Hollanda, pas refuzimeve te tij per te ardhur ne Shqiperi per shkak se ndjehej i pasigurte. Por gjykata njoftoi se deri ne 2 tetor duhet te marre pergjigjje nga Albtelekom per realizimin e video-konferences ne menyre qe ne diten kur Avdyl Loshaj te flase mos te kete pengesa me rrjetin.

Ne seancen e radhes ishte e pranishme nje deshmitare, e cila u identifikua me dy idenditete, Ruzhde Kercini dhe Ilika Kercini. Meqenese ajo e ka dhene deshmine me emrin Ilika, gjykata cmoi qe gruaja te sillte dokumente idenfikimi qe vertetojne se behet fjale per te njejtin person.

Top Channel