Fullani: Bankat i kemi te sigurta

29/09/2009 09:00

“Ritmi i depozitave rritese ne leke dhe valute eshte i njejte me ate perpara krizes dhe ky eshte nje sukses qe brenda nje viti rikthehet besimi te publiku”.

Keshtu ka deklaruar dje guvernatori i Bankes se Shqiperise, Ardian Fullani, i ndodhur ne qytetin e Elbasanit per trajnimin peseditor qe Banka ka ndermarre me mesuesit e Qarkut te Elbasanit.

Duke iu referuar krizes se fundit financiare, Fullani deklaroi se, “vala e termetit perfshiu te gjithe ekonomine boterore, dikush me shume e dikush me pak.

Megjithate krizat nuk sjellin vetem te keqija, por njekohesisht sjellin vemendjen e njerezve dhe korrekton ne momente te ndryshme ekonomine”.

Guvernatori vuri ne dukje situaten e veshtire financiare te vitit 2008. “Kriza e vitit 2008 ishte kriza me e madhe globale ne 100 vjet mjaft specifike, e cila u kthye ne nje krize besimi, ku i gjithe publiku u kap ne panik duke terhequr depozitat”, theksoi kreu i BSH-se.

Fullani hodhi poshte mundesine e sigurimit 100 per qind te depozitave, pasi ato tashme jane teper te sigurta.  

Top Channel