Energjitike, Gjermania 49 milion euro per linjat e jugut

29/09/2009 23:35

OSSH dhe banka gjermane per zhvillim nenshkruan dy kontrata prej 49 milion eurosh, ne kuader te projektit “linja 110 kilovolt, shqiperia e jugut”, projekt qe pritet te  permiresoje ndjeshem furnizimin me energji elektrike ne pjesen jugore te vendit.

“Kemi firmosur me qeverine gjermane dhe me KFW dy kontrata konsulence. Unaza e jugut do te financohet nga qeveria gjermane me 49 milion euro”, u shpreh ministri i Ekonomise dhe Energjitikes, Dritan Prifti.

I pranishem ne ceremonine e nenshkrimit ambasadori gjerman ne Shqiperi Barkard deklaroi se ka marre nga qeveria gjermane premtimin se ne vazhdim te ketij bashkepunimit do te investohen dhe 36 milione euro te tjera pjesa me e madhe e te cilave do te shkojne per te financuar projekte energjitike.

Bashkepunimi gjermano-shqiptar ka filluar ne vitin 1998 kohe prej te ciles jane investuar rreth 850 milione euro per projekte te ndryshme investimesh ne vend, nga keto rreth 180 milione euro jane angazhuar per financime ne sektorin e energjitikes.

Top Channel