Kryetari i AAK-se, Ramush Haradinaj, ne konferencen e fundit per shtyp per vitin 2009 ka kritikuar ashper qeverine e Kosoves, e cila sipas tij ka deshtuar ne te gjitha fushat.

“Duhet nje liste e gjate per te renditur deshtimet e qeverise. E deshtuar eshte gjendja ne veriun e vendit, si dhe cilesia e qeverisjes, qe do te thote se i deshtuar eshte edhe niveli i demokracise”, ka deklaruar Haradinaj.

Sipas tij, ekzekutivi kosovar nuk ka nje plan konkret per rimekembjen e ekonomise, nderkohe qe nje problem tjeter eshte edhe korrupsioni, qe sipas tij ka arritur nivele te larta.

Me tej Haradinaj ka shprehur bindjen e tij se ne vitin 2010 do te mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Top Channel