Minuta tmerri per nje djale 14-vjeçar ne Larisa te Greqise, i cili u lidh me litar ne makinen e te atit, nje 39-vjeçar me profesion piktor dhe u lendua per shkak se nuk e degjonte babane qe e qortonte.
Burimet policore thane se emigranti 39-vjeçar, me leje te rregullt qendrimi, ka pranuar ngjarjen duke deklaruar se ishte detyruar ta lidhte te birin ne makine dhe me tej te levizte neper rruge ne ate gjendje, sepse ishte i pabindur dhe shpesh kur e qortonte, nuk e degjonte.
Policia mesoi per ngjarjen pas telefonates se nje fqinje te familjes emigrante, e cila tregoi se po shihte te ecte neper rruge, nje makine me femijen e lidhur nga pas, i cili klithte nga dhembjet dhe qante.
Ngjarja e rralle ka ndodhur ne Shen Thoma, lagje e qytetit Larisa ne Greqi, ku familja shqiptare jeton prej afro tete vjetesh.
Prindi 39-vjeçar ka shkuar pasdite ne shtepi ku jeton me gruan dhe djalin adoleshent dhe ka pikasur te birin ne gabim.
Menjehere e ka qortuar, por duket se irritimi ishte i forte, sepse babai i eshte hakerryer te birit 14-vjeçar, duke u hakmarre per faktin se ishte i pabindur.
E ka marre te birin, e ka vendosur ne pjesen e parme te makines dhe e ka lidhur me nje litar.
Pasi u sigurua se e kishte lidhur mire te birin, eshte futur ne sediljen e shoferit, ka ndezur motorin e makines dhe ka nisur te ece, duke e detyruar te ulerije nga frika, dhembjet dhe turpi i nje skene te tille.
Pak minuta me vone ne vendngjarje mberriti policia, e cila ndaloi te dyshuarin dhe dergoi ne spitalin rajonal 14-vjeçarin, i cili iu nenshtrua mjekimit pa asnje rrezik per jeten.
Gjate marrjes ne pyetje dhe me tej ne rrefimin para gjyqtarit te gatshem ne Gjykaten e Larisas, 39-vjeçari ka pranuar se ishte i vetedijshem ne ate qe kishte bere, duke pohuar se ishte i ndikuar se pari nga fakti qe kishte pire disa birra, duke u perballur i dehur me te birin dhe se dyti, sepse djali shpesh nuk e degjonte kur e qortonte.
Me akuzen e ushtrimit te dhunes ne familje, 39-vjeçari iu dorezua hetimit penal te prokurorise dhe kaloi per shqyrtim ne gjykate, ku kerkoi gjykim te pershpejtuar qe iu pranua, duke aplikuar ndjekje ne gjendje te lire.
Top Channel