Uji, me permbajtje te larte amoniaku

27/09/2009 08:10

Uji me te cilin furnizohen banoret e Lushnjes ka permbajtje te larte amoniaku dhe substanca kancerogjene.

Banoret prej muajsh  kane shprehur shqetesimin lidhur me ujin qe u rrjedh neper rubinete. Nderkohe qe Inspektorati i Higjienes prane Drejtorise se Shendetit Publik pas analizave te kryera ne fillim te javes qe sapo u mbyll, ka konstatuar nje ndotje me sasi te larte te ujit te pijshem, si dhe ka bere thirrje per mosperdorim te tij.

Prania e amoniakut, si dhe e substancave kancerogjene ne ujin qe marrin banoret e Lushnjes eshte komunikuar zyrtarisht prej Inspektoratit te Higjienes. Specialistja e ketij inspektorati, Aferdita Vara, shprehet se ka qene shqetesimi i banoreve fillimisht ai qe ka vene ne levizje kete inspektorat. Vara tregon se pas ankesave te para te banoreve, te ardhura rreth 2 muaj me pare, u kryen analiza lidhur me cilesine e ujit.

“Kemi konstatuar gjate analizave te para pranine e amoniakut, e cila ka ardhur duke u shtuar nga dita ne dite, derisa ka arritur ne situaten ku ndodhet edhe sot. Kjo situate e krijuar nga furnizimi me uje i qytetit ka bere qe Inspektorati i Higjienes  te arrije te gjeje edhe shkaqet e pranise se ketyre baktereve te rrezikshme”, shprehet specialistja Aferdita Vara.
Ajo tregon se analizat  jane  kryer ne mjaft pika te rrjetit te furnizimit deri dhe ne vendburimet e ujit per te gjithe qytetin, ne Konjat, nga ku ka ardhur dhe ndotja. “Ndotja e puseve nga merr uje i gjithe komuniteti i Lushnjes ka ardhur si pasoje e derdhjes se ujerave te zeza te disa fshatrave dhe si pasoje e nje kompleksi bagetish qe ndodhet shume prane vendit ku ujesjellesi i Lushnjes ka vendosur pompat”, shprehet specialistja e higjienes.

Mesohet se eshte vendosur perfundimisht zhvendosja e kompleksit te madh te bagetive, si dhe nderhyrja ne rrjetin e kanalizimeve te ujerave te zeza per fshatin Konjat dhe te disa fshatrave te tjere prane tij. Kryetari i Bashkise se Lushnjes, Albert Sanxhaku, duke pranuar rrezikun nga ndotja e ujit, ka thene se: “U kam kerkuar zyrtarisht ne rruge institucionale perfaqesuesve te Komunes Dushk ku ndodhet edhe fshati Konjat qe te permiresoje dhe devijoje rrjetin e kanalizimeve te ujerave te zeza, i cili kullon dhe eshte kthyer shqetesim per vendburimin e ujit te te gjithe qytetit te Lushnjes”.

 

Top Channel