Stuhi ne Filipine, permbytet Manila, 72 viktima

27/09/2009 14:15

Nje stuhi tropikale ka pefshire Ishujt Filipine duke shkaktuar 72 viktima, shume deme materiale dhe qindra mijera te pastrehe.

Autoritetet kane urdheruar nisjen e operacioneve per te shpetuar banoret e mbijetuar, te cilet po kalojne ore frike mes ujrave qe kane permbytur shtepite e tyre. BBC raporton per 250 mije te pastrehe, ndersa ministri i Mbrojtjes thote se deri tani jane shpetuar 4 mije persona, shume prej te cileve kishin hipur ne catite e shtepive.

Me forcat e shpetimit jane bashkuar edhe shume vullnetare. Qyteti me i prekur eshte kryeqyteti Manila ku 80 % e territorit eshte permbytur. Qeveria ka urdheruar shpalljen e gjendjes se jashtezakonshme.   

Top Channel