Papunesia con drejt vetevarjes nje 21-vjecar

27/09/2009 08:45

Vetevaret ne kasollen e shtepise 21-vjecari. Papunesia dhe gjendja e rende ekonomike e kane cuar drejt vetevarjes nje te ri nga fshatrat e Durresit.

I pashprese ne perpjekjet e tij per te gjetur nje pune dhe plotesuar nevojat e veta dhe te familjes, Indrit Llyci nga fshati Jube e Poshtme e Katundit te Ri ka vendosur t’i jape fund jetes.

Rreth ores 12:55, ai eshte gjetur i vetevarur nga familjaret. Me te marre njoftim mbi ngjarjen, ne fshat ka shkuar grupi hetimor, i cili ka konstatuar se viktima ishte vetevarur me litar ne kasollen prane shtepise. Nga deklarimet e marra rezulton se arsyeja e vetevarjes ka qene gjendja e rende ekonomike dhe papunesia, te cilat e kane cuar te riun drejt depresionit.

Kishte bere perpjekje te vazhdueshme per te dale nga kjo situate dhe gjetur nje pune, por kishte deshtuar. Ne keto kushte, gjendja e tij psikologjike kishte ardhur duke u renduar deri ne ndermarrjen e aktit te fundit fatal, ate te vetevrasjes me ane te nje litari.

 

Top Channel