Honduras: Brazili po nxit dhunen

27/09/2009 14:55

Autoritetet de facto ne Honduras akuzojne qeverine braziliane se po nderhyn ne punet e brendshme te vendit dhe se po nxisin dhunen ne Tegucigalpa.

“Qysh prej hyrjes klandestine te ish presidentit Zelaja, ambasada braziliane ka qene nje baze per te nxitur dhune dhe percarje mes popullit te Hondurasit dhe qeverise se ligjshme. Ambasada braziliane ka 10 dite kohe per te vendosur ne lidhje me Zelajan, ne rast te kunder jemi te detyruar te ndermarrim masa”, thuhet ne deklaraten e ministrise se Jashtme te qeverise se ardhur ne pushtet me ane te nje grushti ushtarak ne Honduras.

Presidenti i rrezuar ne muajin qershor ndodhet i strehuar ne ambasaden braziliane ne Tegucigalpa nga ku i ka bere thirrje popullit te ngrihet kunder qeverise sipas tij ilegjitime.

Top Channel