Bushtrica, bojkot shkolles 9-vjecare

27/09/2009 08:00

Teksa hyjme ne javen e trete te vitit te ri shkollor, rreth 300 nxenes te shkolles 9-vjecare te Bushtrices ende nuk kane zhvilluar asnje ore mesimi.

Kjo eshte forma e protestes qe ka zgjedhur komuniteti i zones, kryesisht Komunes Bushtrice, ne kerkim te hapjes se nje shkolle te mesme. Burime te pushtetit lokal na thone se per shkollen e mesme eshte marre aprovimi nga Ministria e Arsimit, por drejtuesit lokale te arsimit e kane konsideruar si te parakohshme, per shkak se mungon stafi pedagogjik.

Nga komuna ne fjale dhe komunat e tjera duket se jane bere “lidhje te shkurtra” direkt me Ministrine e Arsimit, e cila sic duket pas leshimit te asaj shkrese qe sanksionon mundesine e hapjes se shkolles, nuk eshte marre me me te. Mirepo, qindra familje jane ushqyer me idene se shkolla tashme u miratua, dhe fillimisht ata e kane festuar kete ngjarje, por ne diten e fillimit te vitit te ri shkollor kur kane pare se kjo gje nuk ishte nje pune e mbarur, kane vendosur te terheqin vemendjen e qeverise duke mos i derguar femijet ne shkollen 9-vjecare.

Madje, duke qendruar vete prinderit gjate gjithe dites ne oborrin e shkolles. “Ose te hapet shkolla e mesme, sic e kemi pasur, ose asnje klase ne mesim”. Ky eshte pak a shume qendrimi perbashket i qindra familjeve te Bushtrices, por edhe disa fshatrave te tjere qe ndodhen afer. Ne oborrin e shkolles sic nuk eshte e natyrshme, nuk gjejme femije, por burra. Ata thjesht rrine ne shkalle apo ne muret e lulishtes dhe sic thone, presin qe dikush t’i vizitoje e te bisedoje me ta. Osman Palushi, kryetar i bordit te prinderve te shkolles 9-vjecare, rikujton periudhen e viteve ’90, kur per shkaqe qe lidhen me mungesen e shtetit shkolla e fshatit u mbyll.

“Ne ate kohe edhe interesi ka qene me i dobet, ndersa sot edhe prinderit edhe nxenesit duan shkollen e mesme”, tha ai duke shtuar se edhe numri i nxenesve ishte rritur, vetem shkolla e Bushtrices kishte pasur dy paralele ne klasen e 9-te, me rreth 50 nxenes pa llogaritur ketu disa prej fshatrave te afert qe kishin gjithashtu nje numer nxenesish qe kishin mbaruar te nenten. “Nuk kemi mundesi ekonomike te udhetoj ne Kukes apo diku tjeter, nese nuk hapet kjo shkolle per ne nuk ka me drite, ne mbyllemi brenda sic ka ndodhur me vajzat e tjera me pare”, thote Zilia, e cila sapo ka mbaruar klasen e nente. 
Ne mesin e prinderve protestues gjejme edhe disa banore nga fshati Vasije i rrethit te  Peshkopise, fshat qe eshte ngjitur me Bushtricen dhe qe ndan dy rrethet Kukes dhe Diber. Vetem nje km larg. “Zonat tona ndodhen shume larg qendrave urbane dhe ne izolohemi shume muaj gjate dimrit, nese nuk hapet kjo shkolle femijet tane do mbeten pa shkolle”, thote njeri prej tyre. 

Top Channel