Berluskoni serish shaka per Obamen
27/09/2009 14:55
“Ju pershendes dhe ju sjell urime nga nje zoteri…….si quhej? Ishte shume i nxire! Barak Obama”.
Kjo eshte shakaja me e fundit e kryeministrit italian, Silvio Berluskoni per presidentin amerkan pas kthimit nga samiti i G20 ne Pitsburg.
“Kete radhe kishin vajtur ne plazh qe te dy sepse edhe gruaja e tij ishte nxire”, ka shtuar me tej shakane e tij shefi i qeveri italiane ne hapje te fjalimi te tij gjate festes kombetare te “Il Popolo Della Liberta” ne Milano.
Me tej Berluskoni per te “zbutur” situaten e perfundon me komplimente per presidentin amerikan komentin e tij.
“Kemi nevoje per nje president amerikan te afte, Obama eshte, eshte shume i afte”, perfundoi Kavalieri.
Top Channel