Zgjedhjet ne PS, Rama:’Kompania’ tentoi perbaltjen

26/09/2009 11:10

Pas votimit per kreun e ardhshem te Partise Socialiste, Edi Rama, akuzoi sot serish ate qe ai i quajti kompanine Berisha-Meta-Nano, se ka bere te pamunduren te perbalte dhe ta zhvleftesoje procesin e zgjedhjes demokratike te drejtuesit te ri te socialisteve.

“Procesi i votimit, sipas parimit nje anetar nje vote, tregon se PS eshte forca me e madhe demokratike ne Shqiperi dhe se eshte pengese e pakapercyeshme per ta kthyer Shqiperine ne nje skene te mbyllur”, u shpreh Rama.

Kreu ne detyre i PS-se, theksoi se Shqiperia nuk ka nevoje per nje pushtet qe nuk ka te beje me interesat e popullit.

Rama ‘keshilloi’ sot te gjitha forcat politike ne vend qe te adoptojne kete sistem zgjedhjeje, ku fuqia e anetarit te thjeshte eshte e madhe, e eshte pikerisht ai qe vendos per drejtimin e partise ne te cilen aderon.

Top Channel