Socialistet zgjedhin liderin

26/09/2009 12:15

82300 anetare te Partise Socialiste jane thirrur sot te votojne per kryetarin e Partise Socialiste permes parimit nje anetar nje vote.

Ky moment politik ne kete parti, erdhi fill pas zgjedhjeve te 28 qershorit ku PS u rendit serish ne opozite dhe statuti i PS, parashikonte nderpreje te mandatit per kryetarin aktual.

Pas shume debateve mbi pergjegjesite e humbjes Edi Rama vendos te rikandidoje i mbeshtetur ne shumice, pasi zgjedhjet e 28 qershorit u konsideruan nga strukturat e selise roze te deformuara dhe institucionet e dala prej tyre ilegjitime.

Duke u mbeshtetur tek argumenti se PS, nuk ka humbur por u mund nga makineria kriminale e pushtetit zoti Rama u fut serish ne gare, ne nje gare prej se ciles u terhoq nje tjeter kandidat Arben Malaj, pasi i e cilesoi shkelje te statutit rikandidimin e kryetarit aktual.

Ne diten e kongresit ne fund te gushtit shfaqet nje tjeter kandidat, ne menyre te befte, Maqo Lakrori. Kongresi vendosi diten e sotme te mbajtes se zgjedhjeve ne parti dhe sot po votohet ne te gjithe vendin, nje dite e cila u parapri nga nje gare e bute mes dy kandidateve ne tre jave fushate ne 12 qarqe te vendit.

Qendrat e votimit jane hapur ne oren 8:00 dhe pritet te mbyllen ne oren 16:00 pasdite. Gjate paradites votuan edhe dy kandidatet Edi Rama dhe Maqo Lakrori, nje njesine 2 dhe 9. Zoti Rama tha pas votimit se procesi i votimit eshte real dhe te bukur.

“Procesi i natyrshem dhe real dhe per kete arsye ka qene edhe nje proces qe ka patur veshtiresit e veta. Ka qene nje proces, qe Berisha, Nano dhe Meta, kompania e tyre kane bere cmos qe ta perbaltin, ta cenojne dhe ta zhvleftesojne sepse eshte nej proces i bukur, qe tregon se PS eshte forca me e madhe dhe me demokratike ne Shqiperi”, u shpreh Rama.

Me fjale pak ishte pas votimit kandidati tjeter ne garen per kryetar te PS, Maqo Lakrori. “Uroj qe procesi te vazhdoje normalisht dhe ne kohen e duhur do te bejme edhe vleresimin”, u shpreh Lakrori.

Ndonese zgjedhjet ne PS, jane cilesuar prej grupit e kundershton linjen e Rames ne parti, jo reale dhe qe nuk perbejne diference me zgjedhjet politike te 28 qershorit qe kontenstohen nga lidershpi socialist, dita e votimit ka ngjallur interes tek anetaresia, e cila eshte drejtuar drejt kutive te votimit.

Top Channel