Berisha per TCH: Vizat, Kosova e premtimi i Obames

26/09/2009 19:45

Kryeministri Berisha ne nje tjeter interviste per Top Channel komentoi viziten ne Nju Jork dhe thote ka marre garanci per integrimin e Shqiperise ne Bashkimin Europian.

Zoti Berisha vleresoi takimet dhe premtimet per liberalizimin e vizave, statusin e vendit kandidat, por edhe lobimin per zgjerimin e njohjes se Kosoves nga shtetet e tjera anetare te Kombeve te Bashkuara.

“Ne keto takime pata mundesi te jashtezakonshme dhe nje rast shume te mire per te lobuar per pavaresine e Kosoves.
Pata biseda te shumta me kryetare shtetesh e qeverish, te perqendruar ne integrimin europian te vendit, nga te cilet mora siguri te plote se ky integrim po ecen normalisht ne te gjitha stadet e vendimmarrjes”, tha Berisha.

Duke folur per takimin me presidentin Obama, shefi i qeverise deklaroi se kishte marre premtimin per nje vizite te tij ne Tirane.

“Pata nje takim te shkurter me Obamen. Presidenti vleresoi anetaresimin e Shqiperise ne NATO dhe me siguroi se do te vizitoje Shqiperine dhe ky eshte nje premtim i rendesishem”, u shpreh Berisha.

Nderkaq Berisha qe nga Shtetet e Bashkuara i kerkoi opozites te respektoje zgjedhesit dhe te kthehet ne parlamet.

“Mbetemi te hapur te bashkepunojme me opoziten, te cilen ne parlament nuk e ka caktuar qeveria, po ata qe kane votuar kunder qeverise. Mendoj se eshte nje detyrim ndaj elektoratit dhe vendit ne teresi per te ndermarre pergjegjesite parlamentare”, theksoi Berisha.

Top Channel