Rama: Shqiperia ne krize

25/09/2009 13:05

Kryetari ne detyre i Partise Socialiste, Edi Rama ka shprehur sot shqetesimin e tij per krizen ekonomike e krizen e demokracise ne te cilen, sipas tij, eshte futur Shqiperia.

Ne nje konference per mediat, Rama riktheksoi se PS e ndjen per detyre qe te luftoje per rikthimin e drejtesise dhe ligjit ne vend, ndersa kerkon me insistim numerimin e votes se shqiptareve, vullnet qe mbetet i ndrydhur ne kutite e votimit.

“PS eshte e gatshme te bashkohet pertej te majtes dhe te djathtes dhe me cdo qytetar te thjeshte per te shprehur kundershtimin per kete gjendje te te papranueshme”, u shpreh Rama.

Sipas tij, pergjegjes per situaten e rende ekonomike ne te cilen ka hyre vendi e mban kryeministri Berisha dhe shpura e tij.

“Tani Berisha kerkon qe te perdorim Euro-n, po harron se ne kete gjendje ku ndodhet vendi pergjegjesia kryesore rendon mbi te”, u shpreh Rama.

Top Channel