Rama: Berisha-Nano-Meta kerkojne gjunjezimin e PS

25/09/2009 14:55

Nje dite pasi ish-kryetari i Partise Socialiste, Fatos Nano u shfaq publikisht me deklarata te forta kauze ndaj lidershpit te selise roze, por edhe me ambicjen e tij per t’u kther ne politike kete radhe jo drejt presidences po ne rrugen e shkelur nga Edi Rama 9 vjet me radhe, drejt bashkise se kryeqytetit, kryetari socialist ne nje deklarate publike nuk beri asnje dallim mes Berishes, Nanos dhe Metes, kur tha se ata po perpiqen te gjynjezojne opoziten. (UPDATE)

“Sot me shume se kurre Partia Socialiste ka dhe ndjen detyrimin qe te perballet me forcen e me inercine e se vjetres, e cila materializohet ne aleancen e paskrupullt te Sali Berishes, Ilir Metes e Fatos Nanos per ta kthyer Shqiperine ne skeme te mbyllur interesash ku pushteti te beje ç’te doje me voten e popullit dhe opozita te behet kukull ne prehrin e pushtetit”, u shpreh Rama.

Zoti Rama mbajti nen fokus kryesor te deklarates se tij perpjekjen e opozites per te vendosur rregulla demokratike permes hetimit te zgjedhjeve te 28 qershorit. Por shefi i socialisteve tha gjithashtu se shqiptaret sot kerkojne zgjidhje edhe per krizen ekonomike.

“Sipas tyre opozita i ka fajet qe kane mbetur pa viza ne Ballkan, madje ministri i Financave deklaron pa asnje fije turpi se opozita ka faj per renien pikiate te lekut. Pergjegjesine e ka qeveria e politikave shkaterruese”, theksoi Rama.

Kryetari socialist tha se PS-se eshte e gatshme te bashkohet me cdo force politike pertej te majtes dhe te djathtes, e cila ndjen se demokracia eshte ne rrezik.

Top Channel