PE: Liberalizim te vizave edhe me Shqiperine

25/09/2009 11:55

Parlamenti Europian vlereson se Shqiperia dhe Bosnje Hercegovina duhet t’i bashkangjiten propozimit te Komisionit per liberalizimin e vizave me Serbine, Malin e Zi dhe Maqedonine.

Drafti i perpiluar per kete ceshtje, ku raportuese eshte eurodeputetja e re sllovene Tanja Fajon argumenton se sipas vleresimit te Komisionit ne maj 2009, keto dy vende kane bere progres te rendesishem e domethenes ndaj duhet t’i perkasin te njejtit propozim.

”Mendoj se eshte shume e rendesishme qe t’u dergohet nje mesazh i forte dhe qytetareve te Shqiperise e Bosnje Hercegovines. Une nuk jam dakort qe komisioni i la keto dy vende jashte propozimit”, u shpreh Fajon.

Perfshirja e Shqiperise dhe Bosnje Hercegovines ne te njejtin propozim per amendimin e rregullores do te shmangte burokracine mese 6-mujore te Brukselit. Keshtu, nuk do te ishte e nevojshme nje propozim i ri ne mes te 2010 nga Komisioni qe do te pasohej, sipas procedures, nga vota e parlamentit dhe unanimiteti i vendeve anetare ne Keshill, por automatikisht heqja e regjimit te vizave do te behej e mundur sapo te vleresohej se Shqiperia dhe Bosnja i plotesojne kriteret e udherrefyesit per liberalizimin e vizave.

Amendimet e perfshira ne raportin e parlamentit flasin dhe per nisjen e dialogut per liberalizimin e vizave me Kosoven, pa paragjykuar statusin e shtetit te ri ballkanik.

”Ne po shohim mundesite sesi te angazhojme Kosoven ne kete proces, ne menyre qe dhe qytetaret atje te mund te kene nje perspektive te qarte europiane”, theksoi Fajon.

Amendamenti i shtuar per Kosoven eshte mirepritur nga Komisioni Europian, ndryshe nga ai per perfshirjen e Shqiperise dhe Bosnjes, pasi zyrtaret e komisionit kane frike se nje propozim i tille jo vetem qe nuk do te miratohej nga vendet anetare, por do te vinte ne rrezik edhe Serbine e Malin e Zi.

Raporti do te votohet ne seancen plenare te 24 nentorit, per t’i kaluar me pas keshillit te Bashkimit Europian ne dhjetor. Roli i Parlamentit per ceshtjet Schengen eshte konsultues dhe jo detyrues per keshillin me traktatet egzistuese.

Pushteti i Parlamentit per ceshtjet e brendshme pritet te jete domethenes pas ratifikimit dhe hyrjes ne fuqi te Traktatit te Lisbones.

Top Channel