Mbetjet spitalore nuk digjen, ato gjenden kudo

25/09/2009 08:30

Spitali Ushtarak siguroi nje mije litra nafte per te vene ne pune incileratorin per djegien e mbetjeve spitalore.

Pas denoncimit ne “Fiks Fare” te menyres sesi mblidheshin dhe ku hidheshin mbetjet spitalore, nga Ministria e Mjedisit morem konfirmimin se do te merreshin masa te menjehershme. Per ta verifikuar shkuam prape te “prodhuesit” e ketyre mbeturinave neper spitale.

Shefi i sherbimeve ne Spitalin Ushtarak, z. Aziz Toska deklaroi dje se pas transmetimit te emisionit “Fiks Fare”, drejtoria mori masa, duke furnizuar depoziten me 1000 litra, nderkohe qe eshte planifikuar qe te furnizohet edhe me 6000 litra te tjera per te pasur nje vazhdueshmeri ne djegien e mbeturinave.

Madje sipas tij, ka filluar qe te behet edhe ambalazhimi i rregullt i mbeturinave sipas urdhrit qe ka dale nga drejtoria.

Per sa i perket personelit qe mungonte per te vene ne pune incileratorin, edhe per kete eshte gjetur nje zgjidhje provizore. Personeli eshte caktuar provizor. Per ta kryer kete detyre eshte caktuar nje elektricist.

Ndersa ne spitalin e semundjeve te mushkerive, i njohur si Sanatoriumi, nuk ka ndryshuar asgje. Kryetari i deges teknike ne kete spital, zoti Bujar Struga, konfirmoi dje per “Fiks Fare” se “realisht qe nga momenti qe ju e kini trajtuar gjendja nuk ka ndryshuar. Ne si institucion kemi marre masa dhe kemi pergatitur ambientin dhe jemi ne pritje te incileratorit nga jashte”.

Per problemin e mbetjeve spitalore shkuam edhe ne Ministrine e Shendetesise. Drejtori i Drejtorise se Shendetit Publik, z. Gjergji Ndoja, shpjegon se ekziston nje rregullore e perbashket mes Ministrise se Mjedisit dhe Ministrise se Shendetesise, qe percakton kushtet e administrimit te mbetjeve spitalore.

Ne baze te kesaj rregulloreje kane kryer edhe kontrolle dhe kane konstatuar ne disa raste perfshire edhe Spitalin Ushtarak, si dhe disa klinika te tjera nuk benin trajtimin perkates. “Per te gjitha keto raste ne kemi lene procesverbale me detyra dhe afate”, thekson drejtori i Shendetit Publik ne Ministrine e Shendetesise.

Prej tij mesuam se Spitali Ushtarak kishte marre persiper dhe kishte lidhur kontrata me institucione te tjera per djegien e mbeturinave spitalore, ne nje kohe kur ai vete nuk kishte incilerator per t’i trajtuar keto mbetje dhe t’i bente te parrezikshme.

Top Channel