KLSH: Lejet mjedisore, pa kriter

25/09/2009 08:25

Per te paken dy vjet, 2007-2008 Ministria e Mjedisit ka dhene leje per subjektet e ndryshme private, pa iu referuar standardeve te mbrojtjes se ambjentit.

Nje pjese e mire e vendimeve te marra per aktivitete te ndryshme, nuk jane shoqeruar me studime te ndikimit ne mjedis dhe mungojne analizat mbi efektet dhe rezultatin qe jep aktiviteti privat.

Mbi te gjitha, ministria per nje kohe te gjate ka punuar pa e pasur programin kombetar te monitorimit te mjedisit, sikurse e parashikon ligji.

Duke mos pasur nje program te tille, drejtorite e politikave te parandalimit te ndotjes dhe politikave te monitorimit te natyres, kane kryer nje sere shkeljesh, jo vetem ne dem te buxhetit te shtetit, por edhe mbi shendetin e popullates.

Sa u takon gjobave ndaj subjekteve private, KLSH-ja konstaton raste klientelizmi, trajtim i diferencuar, kurse arsyet e ndeshkimit nuk jane bindese.
Keto fakte, si edhe nje sere shkeljesh te tjera, jane evidentuar nga Kontrolli i Larte i Shtetit (KLSH), gjate kontrolleve te ushtruara kete vit per periudhen 2007-2008.

Ne perfundim, KLSH-ja ka nxjerre pergjegjes disa zyrtare te ministrise, duke kerkuar ndeshkimin e tyre sipas ligjit. Per disa shkelje te evidentuara nga KLSH-ja, ministria nuk ka shprehur asnje kundershtim.

Top Channel