Ambasadori suedez takim me kundershtaret e bojkotit

25/09/2009 15:10

Vetem nje dite pas takimit me kryetarin e PS, Edi Rama ambasadori suedez ne Tirane vendi i te cilit ka kryesine e radhes ne BE, u takua me disa perfaqesues te grupit te deputeteve socialiste qe kundershtojne linjen e bojkotit ne PS-se. 

Burime te sigurta bejne te ditur si diplomati perendimor dhe socialistet, Malaj dhe Blushi kane ndare mes tyre idene domosdoshmerise se hyrjes ne kuvend te opozites.

Qendrimi i Brukselit u be publik pak kohe me pare nga shefi i delegacionit te Komisionit Europian ne Tirane i cili tha se debati ne vendet perendimore behet ne institucione.

Qendrimi i BE-se kunder bojkotit behet edhe me i qarte, pasi ambasadori suedez Lars Frenden zgjodhi te takoje dhe bisedoje per zgjedhjet dhe linjen e PS-se per te kushtezuar hyrjen ne kuvend me hetimin e zgjedhjeve, edhe me kryetarin Rama por edhe me grupin qe kundershton linjen e bojkotit ne PS-se duke i trajtuar ata si pale me vete per shkak te qendrimit ndryshe nga lidershipi i selise roze.

Top Channel