Veliaj: Humbem ne Berat per shkak te PS-se

24/09/2009 21:30

Kreu i G99-es, Erion Veliaj ka pranuar ne “Top Story” se grupimi i tij ka humbur ne Berat per shkak te Partise Socialiste.

Ai theksoi gjithashtu se nje nder shkaqet per rezultatin e dobet ne zgjedhje ishte perballja e tij ne fushate jo vetem me PD-ne, por me te gjithe administraten shteterore.

“Eshte e vertete qe ne Berat humbem per shkak te PS-se. Por ka raste qe ushtare te vegjel humbin luften duke mbajtur qendrim ndryshe nga gjenerali ne krye”, eshte shprehur Veliaj.

“Ne kuptuam qe nuk po ndesheshim kunder PD-se, por kunder cdo institucioni te Shqiperise. Aksesi per te bere fushate nuk ishte njesoj”, deklaroi Veliaj.

Ai ka theksuar se menyra e re e te berit fushate, edhe pse nuk solli rezultatin e deshiruar, ishte perzgjedhja e duhur nga G99-ta.

“Morrem disa vendime parimore per te mos bashkepunuar me LSI-ne pasi tani jam krenar te them se kisha te drejte dhe vendosem per te bere nje fushate mjaft te paster. Ka ardhur koha te bejme nje fushate me qellim emancipues ku qellimi kryesor nuk eshte degjenerimi i tjetrit”, tha Veliaj.

Top Channel